Të kërkohet transparencë dhe llogaridhënie për bisedime me Serbinë!

0
1165

Bisedimet me Serbine po vazhdojnë në një terr thuaja të plotë informativ. Qytetarët e Kosovës si vitues të zgjedhjeve të fundit e që ia dhanë besimin mbi 50% koalicionit që aktualisht kanë pushtet absolut kanë pritur se do të ketë transparencë më të madhe sidomos për ecurinë e këtyre bisedimeve.

Kohëve të fundit në opinion po qarkullojnë disa modele për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë për normalizim të marëdhënieve ndërsa mbizotërues është propozimi francezo – gjerman që preferon modelin e dy gjermanive. Kishte vizita të shpeshtuara të emisarëve të këtyre shteteve e që ua kanë dorëzuar draftpropozimin kryeministrit Kurti ne Prishtinë dhe presidentit serb, Vuçiq, në Beograd. Në kohën kur Vuçiq e pranoi se është një kornizë e re pêr bisedime, kryeministri Kurti është deklaruar se nuk ka një të tillë për ta pranuar më në fund se megjuthatë është një propozim i palëndëzuar. Ka filluar presioni i ndërkombëtareve që të pranohet ky propozim sepse ai i radhës mund të jetë më i keq. Shantazh dhe presion klasik dhe, në këtë luftë të pandershme po shquhet eurodeputetja Viola von Kramon dhe ca të tjerë. Për habi, opozita nuk po insiston që të sigurohet kjo transparencë për bisedime ndonëse e ka detyrim ndaj votuesve. Qartazi, opozita, duke luajtur rol pasiv po merrë pjesë në mjegullimin e procesit të bisedimeve në ndërkohë që do të duhej të përdoren të gjitha mjete parlamentare për ta detyruar kryeministrin e Kosovës të raportojë në baza të rregullta për këto bisedime. Shoqëria civile është krejtësisht pasive për dallim që më heret, gjatë legjislaturave të kaluara ishte, me të drejtë, e zhurmshme për sigurimin e transparences.  Mos të flasim se si sillej pozita aktuale që përdori të gjitha mjetet e oadhunshme dhe të dhunshme, në emêr të sigurimit të transparences për bisedime. Nuk ka asnjë kuptim pohimi i opozites se nuk e pengojmë procesin e bisedimeve dhe do ta votojmë çdo Marrëveshje që e sillni në Kuvend pa patur fare informata për ecurinë e këtyre bisedimeve.  Opozita duhet të jetë bashkëpunuese por duhet të insistojë në sigurimin e transparences sepse ia kanë premtuar qytetarëve, në këmbim të votës. Presionet ndaj pozites dhe opozites do të shtohen ditëve në vijim në mënyrë që të arrihet një marrëveshje shjel dhe shko e që nuk është kurrfarë zgjidhje që siguron qëndrueshmëri. Modeli i dy gjermanive nuk e zgjithë pribkemin por w bënë më të ngatërruar duke e prolonguar për një afat dhjetëvjeçar.

E drejta për t’u informuar është e drejtë elementare e njeriut e që në rastin konkret beutalusht po shkilet. Qytetarët nuk mund të vendosen para aktit të kryer dhe të infirmohen pasi të jetë arritur marrëveshja. Përgjegjësinë për këtë do ta ketë pozita, e pakundërshtuar nga opozita. Askush në këtë situatë nuk duhet ta ketë synim rrëzimin e qeverisë Kurti 2 por duhet të ketë synim sigurimin e transparences dhe llogaridhënies.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here