“Të ka dalë emri që u bën qejfin të burgosurve” – Efi Dhedhes reagon ashpër ndaj akuzave

0
98

Efi Dhedhes, ish-banore e Big Brother VIP Albania dhe figurë e njohur në rrjetet sociale, ka reaguar pas akuzave publike që e lidhin me persona të dënuar në burgje, shkruan 04 Online.

Një koment në profilin e saj e përfshinte në listën e vajzave të showbiz-it që dyshohet se kanë kontakte me të burgosur, por Efi mohoi kategorikisht gjithçka përmes një videoje në rrjetet sociale.

“Ju lashë të komentoni dhe të më bëni pis postimet, por tani them që duhet të ndaloni. Duhet të ketë një ligj për shpifje.

Nuk më duket aspak e drejtë që dikush, vetëm se është personazh publik, të tolerojë këtë lloj gjuhe.

Unë njeri jam, dhe kjo nuk ma ndien, thjesht po bëj këtë story që t’ju them: a u kënaqët?” tha ajo, duke shprehur indinjatën ndaj portaleve që, sipas saj, shpifin për klikime.

Ajo mbylli reagimin me një thumb ironik: “Për ta mbyllur, inicialet e mia janë I.Dh., jo E.Dh. Nëse do të ishte përmendur emri im, do të ishte shkruar E.Dh.”

Për momentin, Efi nuk ka paralajmëruar veprime ligjore, por kërkesa për ndalimin e shpifjeve u bë më e zëshme se kurrë./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here