Të jetosh mbi 100 vjet? Njerëzit sa vijnë e i zbatojnë këto ‘trende’

0
179

Njerëzit vazhdimisht zbatojnë një sërë praktikash me shpresën se do kenë një proces më të ngadaltë plakjeje.

Në bazë të provave shkencore thuhet se po rritet gjithnjë e më shumë numri i njerëzve që ekspozohen ndaj të ftohtit, si një kurë kundër plakjes.

Por, ekspertët shëndetësorë thonë se kjo metodë shërben për të rritur prodhimin e neurotransmetuesve si epinefrina dhe dopamina të cilët rrisin energjinë.

-Agjërimi

Sipas hulumtimeve ngrënia e vakteve me kohë të kufizuar mund të ketë përfitime shëndetësore për ata me diabet dhe obezitet si dhe ndihmojnë në uljen e stresit. Cilësia e gjumit po ashtu përmirësohet.

-Dietat

Sipas studiuesve, dietat me proteina shtazore i ndihmojnë njerëzit të ndihen më mirë, por njerëzit që konsumojnë vazhdimisht vetëm perime priren të arrijnë moshën 100-vjeçare.

-Drita e kuqe

Ekspozimi ndaj dritën së kuqe nga 5 deri në 20 minuta rrit prodhimin e adenozinë trifosfatit, i cili është një përbërës që siguron dhe ruan energji për qelizat.

-Metformina

Është një pilulë për diabetin, por po përdoret gjithnjë e më shumë si një mënyrë për të përmirësuar mënyrën se si njerëzit plaken dhe për të ngadalësuar shfaqjen e sëmundjeve si kanceri apo humbja e shikimit. Ilaçi ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak dhe uljen e oreksit.

Ashwagandha është një barishte që është përdorur prej kohësh për anti-plakjen në Ayurveda të Indisë. Bima jep disa përfitime shëndetësore si:lehtësimi i ankthit dhe stresit, qetësimi i artritit e deri në rritjen e funksionit njohës./tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here