Të hënën, Kryesia e Kuvendit do të mbajë mbledhje nga ora 11:00, ku në pikat e rendit të ditës edhe është shqyrtimi i parë i tërheqjes nga Trusti.
“Përgatitjet për seancë plenare të re të radhës: Projektligji nr.08/L-134 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-101 për fondet pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-115, me Ligjin 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116”, thuhet në njoftimin e Kryesisë.
Çështja e tërheqjes nga Trusti është temë e përfolur tash e disa ditë në publik. Opozita këmbëngul që të lejohet, ndërsa pushteti thotë se do ta dëmtonte ekonominë.
Madje, një grup qytetarësh protestuan të enjten që të lejohet tërheqja deri në 30 për qind nga Trusti.