‘Të fshehura pas rafteve’: Policia në Prizren kapë sasi të barnave pa banderola

0
229
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës me një komunikatë për media kanë njoftuar se hetuesit policorë nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike i Policisë së Kosovës, sot kanë zhvilluar një operacion policor në rajonin e Prizrenit, ku janë kontrolluar 10 barnatore, për të cilat ekzistonte dyshimi i se të njëjtat biznese janë duke shitur produkte farmaceutike pa banderola dhe të njëjtat produkte dyshohet se kanë kontrabanduar barna dhe të rrezikshme për jetën e qytetarëve, shkruan Gazeta Metro.

Ky aksion ishte në kordinim me Doganën e Kosovës dhe Inspektorët Farmaceutik nga Minstria e Shëndetësisë.

Gjatë bastijes ata kanë hasur në sasi të barnave të cilat ishin të fshehura mbrapa rafteve të lokalit, dhe po të njëjtat janë konfiskuar nga autoritetet doganore.

Si rezultat e kësaj, një person është shoqëruar nga stocion të policisë në Prizren.

Njoftimi i plotë:

Hetuesit policorë nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, sot më 07.04.2023 kanë
zhvilluar një operacion policor në rajonin e Prizrenit.  Në realizim të këtij operacioni, janë
kontrolluar 10 subjekte – barnatore, për të cilat ekzistonte dyshimi i arsyeshëm se të njëjtat
biznese janë duke shitur produkte farmaceutike pa banderola dhe të njëjtat produkte dyshohet se
janë kontrabanduar dhe të rrezikshme për jetën e qytetarëve.

Operacion ka qenë i koordinuar së bashku me Doganën e Kosovës (Njësia e Anti-kontrabandës)
dhe Inspektorët Farmaceutik nga Ministria e Shëndetësisë.

Në njërën nga barnatoret është gjetur një sasi e barnave pa banderola të cilat ishin të fshehura
mbrapa rafteve të lokalit. Barnat pa banderola janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës, kurse
hetuesit policorë e kanë shoqëruar një person të dyshuar në Stacionin Policor në Prizren si pronar
i disa barnatoreve të cilat janë kontrolluar.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit të tij mbrojtës. Pas intervistimit është njoftuar
prokurori kujdestar nga PTH-Prizren i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti ‘prodhimi dhe
shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’’ dhe ‘tregti e ndaluar’,  kurse i dyshuari lirohet në
procedurë të rregullt./gazetametro.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here