Kuvendi i Kosovës sot mban seancë plenare, ndërkaq në rend dite është edhe shqyrtimi i projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë.
Derisa në një anë pozita kërkon që të falen 100 euro të tatimit në pronë dhe disa komuna tashmë e kanë miratuar këtë, nga radhët e opozitës theksojnë se komunat nuk kanë të drejtë të falin dhe se kërkojnë nga Ministria e Financave që me vendim të pezullojë aplikimin e rivlerësimit të fundit të pronave në vend dhe faturat e tatimit për vitin 2023, të llogariten sipas vlerësimeve të bëra para vitit 2022.
Seanca e Kuvendit të Kosovës mbahet në ora 10:00
Rendi i ditës
Miratimi i procesverbaleve të seancave të mëparshme,
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Propozimi i GP të LVV-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare,
Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-211 për verëra,
Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë.