Nisma Socialdemokrate të enjten, më 24 korrik 2025, në ora 19:00, në Parkun e Qytetit në Prizren, do të shpallë zyrtarisht kandidaturën për Kryetar të Komunës së Prizrenit, raporton 04 Online.
Kandidate për kryetare të Prizrenit nga Nisma Socialdemokrate pritet të jetë Albulena Balaj – Halimaj.
Në këtë ngjarje do të marrë pjesë edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili do t’i bashkohet qytetarëve dhe strukturave të partisë në përkrahje të kandidatit për kryetar.
Njoftimi i plotë
Të nderuar qytetarë,
Ju ftojmë të merrni pjesë në tubimin e shpalljes së kandidaturës për Kryetar të Komunës së Prizrenit, që do të mbahet të enjtën, më 24 korrik 2025, në ora 19:00, në Parkun e Qytetit – Prizren.
Pjesëmarrës në këtë tubim do të jetë edhe Kryetari i Nismës Socialdemokrate, z.Fatmir Limaj.
Jeni të mirëseardhur!
Zyra për Informim,
NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren