Të duket sikur ke diçka në fyt? Nëse nuk është ftohje, të tjerat janë tejet serioze!

0
309

Kanceri i fytit shpesh nuk shkakton simptoma deri në fazat e mëvonshme, por nganjëherë mundet të ndodhë dhe zbulimi i hershëm mundëson trajtim më efektiv. Nëse vëreni ndonjë nga simptomat e mëposhtme të kancerit të fytit, ose nëse keni një histori të pirjes së duhanit ose përdorimit të tepërt të alkoolit, vizitoni mjekun tuaj.

Gungë në qafë

Nëse vëreni një gungë në qafë që nuk e keni ndjerë më parë, mund të jetë një shenjë e kancerit të fytit. “Kjo do të thotë se tumori ka më shumë gjasa të metastasizohet nga fyti në qafë”, thotë Eric Genden, MD, kryetar i ENT në Mount Sinai Health System në New York City.

Gungat zakonisht ndjehen më shumë nën nofull, thotë ai, por ato gjithashtu mund të shfaqen diku tjetër në qafë.

Ndryshimet në zërin tuaj

Kanceret që formohen në kordat vokale shpesh mund të shkaktojnë të ngjirur të zërit ose një ndryshim në tingëllimin dhe tonalitetin e zërit tuaj; për fat të mirë, këto ndryshime të dukshme shpesh çojnë në një diagnozë më të hershme dhe janë një nga simptomat e hershëm të kancerit të fytit. Nëse ngjirja e zërit nuk largohet brenda dy javësh, vizitoni një mjek.

Faktori i rrezikut: ju ose partneri juaj keni HPV

Është e ditur se papilomavirusi njerëzor (HPV) mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të kancerit të qafës së mitrës nëse jeni femër, por në dekadën e fundit, kanceret e gojës të lidhur me HPV-në janë rritur së paku katër herë në meshkuj dhe femra.

CDC vlerëson se rreth 70% të kancereve orofaringut (tumoret në pjesën e pasme të fytit) mund të shkaktohen nga HPV.

“Ka pasur një epidemi shpërthyese të kancerit të lidhur me HPV. Meshkujt tani po marrin kancerin e fytit me ritme alarmante,” thotë Dr. Genden. Mënyra se si HPV është e lidhur me kanceret e gojës është ende e panjohur, por Dr. Genden thotë se ajo që është e qartë është se gjithnjë e më shumë meshkuj po e zhvillojnë infeksionin HPV në fyt, kryesisht nëpërmjet seksit oral; dhe përderisa nuk ka ende një mënyrë për të testuar burrat për virusin, njohja e statusit të HPV-së së partnerit tuaj është një mënyrë për të ushtruar masat paraprake.

Disa simptoma të kancerit të fytit të shoqëruara me HPV janë dhimbje gjatë përtypjes, plagë në qafë që nuk shërohen, vështirësi në gëlltitje ose marrje e zërit.

Ndjesia sikur keni diçka në fyt

Nëse gjithnjë ndiheni sikur keni diçka të mbërthyer në fyt (kjo quhet “ndjesi e trupit të huaj” në botën mjekësore), kjo mund të nënkuptojë që një tumor po bllokon një pjesë të fytit tuaj.

“Ky është një prezantim shumë i zakonshëm. Njerëzit mendojnë se ka diçka aty, por nuk mund ta shohin atë, “thotë Dr. Genden. Gëlltitja e vështirë mund të jetë gjithashtu një nga shenjat e hershme të kancerit të fytit.

Kollitja e gjakosur

Shumë gjendje të tjera nga kanceri mund të shkaktojnë që të kolliteni ose të pështyni gjak, të tilla si pneumonia ose bronkiti; megjithatë, këto përfshihen edhe tek simptomat e kancerit të fytit.

Gjaku që vjen nga kollitja zakonisht është i kuq me ngjyra të ndezura dhe duket me flluska nga përzierja me ajrin dhe mukusin.

Dhimbje të vazhdueshme të fytit

Nëse nuk jeni të sëmurë, por thjesht ju duket sikur nuk mund ta shkulni atë dhimbje gërvishtëse, kjo mund të jetë një nga shenjat e hershme të kancerit të fytit. Tumoret që formohen në zonën nën kordat vokale shpesh shkaktojnë simptoma të kancerit të fytit, sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here