“Të dua ty” – Beatrix Ramosaj ndez rrjetin me një postim misterioz

0
123

Edhe pse është larguar nga Kosova, Beatrix Ramosaj vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes së publikut dhe mediave rozë. Këngëtarja e njohur dhe njëkohësisht ikonë e stilit dhe vetëbesimit për shumë vajza të reja, së fundmi ka publikuar një Instastory që ka ngjallur kuriozitet të madh tek ndjekësit e saj, shkruan 04 Online.

Në postimin e shpërndarë nga një vend që nuk është bërë publik më parë, Beatrix shfaqet me pamje të qetë e relaksuese, por ajo që mori gjithë vëmendjen ishte mbishkrimi i thjeshtë, por shumë domethënës: “Të dua ty”.

Menjëherë pas publikimit, fansat nisën të spekulojnë për një romancë të mundshme. Kujtojmë që këngëtarja prej kohësh është deklaruar si “single”, por kjo frazë e ëmbël ka lënë të hapur dyshimet se ndoshta zemra e saj nuk është më e vetme.

A është ky një mesazh dashurie për dikë të veçantë apo thjesht një ndjesi personale që Beatrix ka dashur ta ndajë me fansat? Mbetet të shihet në ditët në vijim, por një gjë është e sigurt – Trixa di gjithmonë si ta mbajë audiencën të ngjitur pas saj!/04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here