“Të dua shumë!”/ Pas sherrit me njëri-tjetrin, Egla puthet me Meritonin në BBV: O vdiqa, u kënaqa… Ja reagimi i Ilnisës

0
331

Aktorja Egla Ceno, ka shkëmbyer një puthje në faqe me moderatorin Meriton Mjekiqi në shtëpinë e “BBVIP”, në sy të të dashurës së këtij të fundit, Ilnisa Agolli, edhe pse mes tyre këto ditë ka pasur përplasje dhe debate të ashpra.

Ka qenë Meritoni i cili ka ngacmuar Eglën, duke i thënë “a më don mua? Pse s’më puth?”.

Egla i është përgjigjur me ironi se do shumë, ndërsa i është afruar dhe e ka puthur në faqe.

Veprimi i dyshes nuk i ka pëlqyer aspak Ilnisës, e cila teksa lante enët, i ka parë shtrembër.

Egla: Po more hajde (Egla puth Meritonin në faqe)

Meritoni: O vdiqa, u kënaqa… Unë nuk e putha, Egla më puthi.

Kujtojmë se Egla dhe Meritoni janë përplasur ashpër me njëri-tjtrin pak ditë më parë, pasi ky i fundit iu drejtua me fjalën “teta”.

Aktorja iu është kundërpërgjigjur duke e trajtuar si fëmijë dhe duke e “përkëdhelur në fytyrë”, gjest që nuk është mirëpritur nga Meriton Mjekiqi i cili i ka kërkuar disa herë që të mos e prekë me dorë në fytyrë.

“Je bebush se ne kështu i drejtohemi fëmijëve. O zemra e tetës ti, je fëmijë dhe unë po të bëj një xhest koenfidencial”, u shpreh aktorja, duke iu drejtuar: “Thuaji mamit të të japë i çikë c*cë”, referuar gazetares Ilnisa Agolli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here