Të dielën u dhanë mbi 350 gjoba për mosrespektim të masava anti-COVID

0
266
Foto: Arkiva - Ilustrim

Një numër i madh i gjobave janë shqiptuar në ditën e dytë të vitit 2022.

Sipas raportit të policisë, të dielën e 2 janarit janë gjobitur 355 qytetarë për mosrespektim të masave anti-COVID, transmeton Reporteri.net.

Ndërsa tre fish gjoba më shumë janë shqiptuar për shkelësit e rregullave të trafikut, ku gjatë 24 orëve janë shqiptuar 1415 gjoba në trafik, ndërsa kanë ndodhur 49 aksidente ku dy prej tyre kanë qenë me fatalitet dhe 19 me të lënduar.

Për vepra të ndryshme penale policia të dielën ka arrestuar 28 persona. /Reporteri.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here