Të dielën “pushtohet” kalaja e Prizren-it (FOTO + VIDEO)

0
2877

Një ngjarje mjaftë interesante sportive pritet të zhvillohet në fundjavë në qytetin e Prizren-it.

”Red Bull Conquer The Castle” është një garë me pengesa ku pjesëmarrësit kthehen prapa në kohë dhe përjetojnë se si do të ishte të pushtoje kalanë përcjell klankosova.tv.

Kësaj radhe është zgjedhur kalaja e Prizren-it që do të kthehet në format e pushtimit të saj në vitin 1913-të.

Në një shteg prej 1.5 km, garuesit duhet të thyejnë mbrojtjen e kështjellës, të cilat përbëhen nga më shumë se 9 pengesa të vështira, përpara se të vendosin flamurin e fitores në terrenin e kështjellës.

Prandaj pjesëmarrësit duhet të jenë të gatshëm të dielën nga ora 14 për ta nis pushtimin e kalasë.

Ndryshe tri vendet e para do të shpërblehen, kurse deri në ditën e garës regjistrimi mund të bëhet falas në faqen zyrtare të Red Bull:

https://participate.redbull.com/en/events/red-bull-conquer-the-castle-kos/2023/

Gara “Red Bull Conquer the Castle” është mbajtur edhe në Danimarkë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here