Si pasojë e motit me shi, gara tradicionale e lëshimit me goma në Lumbardhin e Prizrenit “ Bunarfest” e cila ishte planifikuar të mbahej me datë 28 maj, organizatorët e kësaj ngjarje ishin detyruar që ta shtyejnë atë. Ata së fundi njoftojnë se lëshimi me goma do të mbahet ditën e diel me fillim nga ora 14:00, ndërsa tubimi I pjesëmarrësve do të bëhet në ora 13:00.
Pas garës, ceremonia e ndarjes së shpërblimeve dhe mirënjohjeve do të bëhet në ora 15:00 në kejin e Lumbardhit.
Ndryshe, kjo garë interesante tradicionale e lëshimit me goma në Lumbardh është e XIX-ta me radhë.