Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi gjendjen në pikat kufitare të Kosovës.
Sipas të dhënave më të fundit, pritjet më të gjata janë te pika kufitare Dheu i Bardhë, ku qytetarët që po dalin nga Kosova po përballen me pritje deri në 1 orë.
Në të gjitha pikat tjera kufitare aktualisht nuk raportohet për kolona apo vonesa.
