Të bardhën e vezës mund ta përdorni për të rinuar fytyrën tuaj, mjafton ta mbani për 30 minuta

0
411

Veza është një prej produkteve natyrale më të mira për fytyrën. Këshillat për maska që kanë në përbërje të tyre vezë janë nga më të ndryshmet, por e dije cila është zgjedhja më e mirë? E bardha apo e verdha? Edhe specialistët, në këtë pikë duket se ndahen në dy grupe. Gjysma mendojnë se e bardha e vezës është më e këshillueshme dhe të tjerë që këshillojnë të verdhën.

Megjithatë, në një pikë të dy grupet bien dakord. Të dyja variantet janë shumë të mira për lëkurën (nëse i ha).

Me siguri, edhe si maskë e ke përdorur vezën shpesh, kombinuar ose jo me produkte të tjera.

Por kur duhet përdorur njëra dhe kur tjetra?

Përdor të bardhën e vezës nëse ke fytyrë me yndyrë ose nëse kërkon t’i bësh një lift fytyrës. Është një kurë natyrale për të tërhequr lëkurën, nëse e përdor cdo ditë (në disa studime përmendet edhe sekreti i zonjave që duken shumë më të reja se mosha që kanë në të vërtetë). E kombinuar me disa pika limoni, e bardha e vezës është ideale. Mbaje për 30 minuta.

Përdor të verdhën e vezës nëse ke lëkurë të thatë, por edhe si maskë hidratuese për flokët. Përziej balsamin e flokëve me të verdhën e vezës dhe mbaji në flokë për 30-45 minuta, pastaj shpëlaji me ujë të bollshëm.

Sic shihet, e bardha e vezës përdoret më shumë për fytyrat me yndyrë, ndërsa e verdha për fytyrat e thata. Meqenëse dimri ndikon në tharjen e lëkurës, gjatë kësaj periudhe këshilla më e mirë është e verdha e vezës.

Me të verdhën e vezës lyeje të gjithë fytyrën dhe mbaje derisa të thahet për 15-20 minuta dhe pastaj laje normalisht me ujë të ngrohtë, shpëlaje me ujë të ftohtë dhe përdor kremin hidratues./classlifestyle.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here