Reperja e njohur shqiptare, Tayna, ka paralajmëruar një nga projektet më të mëdha të karrierës së saj muzikore. Ajo ka konfirmuar se më 20 korrik, në ora 20:00, do të publikohet kënga e saj më e re “Late Night”, në bashkëpunim me dy artistët e njohur të skenës ndërkombëtare, Summer Cem dhe GG, shkruan 04 Online.
Ky bashkëpunim pritet të jetë një nga hitet më të mëdha të verës 2025, duke e përforcuar edhe më tej suksesin e Taynës në tregun evropian. Edhe pse detajet rreth projektit nuk janë zbuluar ende, emrat e përfshirë lënë të kuptohet se kemi të bëjmë me një këngë që do të dominojë toplistat dhe do të marrë shumë vëmendje.
Me një stil unik dhe energji të pandalshme, Tayna po vazhdon të dëshmojë se është një prej emrave më të suksesshëm të muzikës shqiptare me ndikim ndërkombëtar./04 Online