Artistja e njohur kosovare, Tayna ka dhuruar donacion pre 25 mijë euro për realizimin e një laboratori në Universitetin e Prishtinës.
“Teksa ndodhem këtu në Universitetin e Prishtinës e them me plot bindje se ju studentë jeni më shumë se thjesht individë që punoni drejt një diplome; JU JENI URA ndërmjet asaj që është bota dhe asaj që ajo mund të bëhet. Potenciali juaj është i pakufishëm, prandaj JO vetëm sot, tek unë do e keni gjithmonë derën hapur. Unë besoj se çdo përpjekje që bëni për arsimimin tuaj do të ketë jehonë përtej këtyre mureve të fakultetit, pra kudo në botë”, tha ajo.