Pas një vere të ngarkuar me koncerte, reperja Tayna ka zgjedhur të nisë shtatorin në një parajsë tropikale.
Në postimet e fundit në Instagram, ajo shfaqet duke shijuar detin, natyrën dhe qetësinë larg skenës. Në një foto, Tayna shtrihet mbi një palmë buzë bregut të detit, duke shkruar me humor: “how your email finds me”, duke treguar se edhe në pushime nuk shpëton nga mesazhet e shumta.
Artistja ka ndarë gjithashtu momente relaksi me libra, darka romantike nën dritën e qirinjve dhe veshje që theksojnë stilin e saj unik, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
Tayna duket se po shijon maksimalisht pushimet, ndërkohë që fansat presin surprizat e reja muzikore.
