Taulant Xhaka gjen golin me fanellën e Basel, megjithatë kjo e fundit nuk ia del të shkojë përtej barazimit 2-2 ndaj Young Boys dhe ndal serinë prej tre fitoresh radhazi.
Ish mesfushori i Kombëtares Shqiptare zhbllokoi sfidën në minutën e 41-të dhe çoi të tijtë në dhomat e zhveshjes me avantazhin minimal, që u zhvlerësua në pjesën e dytë nga ana e Young Boys.
Gjithsesi edhe ky barazim është mjaft i vlefshëm për Baselin, që tashmë ka dalë nga gara për titull, por blindon pozitat në vendin e dytë, pasi ruan distancën prej 5 pikësh nga Young Boys-i ndjekës./SS