‘‘Targeti i vetëm i uniformave të UÇK’së ishte policia dhe ushtria serbe’’, çka deklaroi Konjufca para Speciales

0
81

Kryediplomati i Kosovës, Glauk Konjufca nga Haga, ku shkoi për ta ndjekur ditën e fundit të gjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ka deklaruar se lufta ishte e pastër dhe e drejtë.

Ai ka thënë edhe se procesi ka zgjatur aq shumë saqë janë shkelur të drejtat elementare të njeriut.

‘’Këtyre njerëzve, tashmë ata e kanë marrë një ndëshkim të padrejtë sepse procesi zgjati aq shumë saqë unë pretendoj dhe gjithë pretendojmë që u shkel e drejta elementare e njeriut, e cila mbrohet me konventën e kombeve të bashkuara edhe me atë evropiane’’, ka thënë ai.

Tutje, ai ka shtuar edhe se targeti i vetëm i uniformave të UÇK’së ishte policia dhe ushtria serbe.

Unë jam këtu për të konfirmuar edhe njëherë që lufta jonë, e popullit të Kosovës ishte luftë e drejtë, luftë e pastër, mbrojtëse, nuk ka qenë qëllimi i kësaj lufte sulmi i asnjë populli tjetër, targeti i vetëm i uniformave të UÇK’së ishte policia dhe ushtria serbe, njerëzit e uniformuar okupatore, që bën gjenocidin në Kosovës, që vranë fëmijë, gra e pleq’’, ka thënë ai. /Expresshttps://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1796390435053407%2F&show_text=true&width=380&t=0

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here