Tare zyrtarizon largimin nga Lazio: Ndërtova një skuadër të fortë me lojtarë të jashtëzakonshëm

0
236

Igli Tare zyrtarizoi largimin e tij nga Lazio. Pas plot 18 vitesh ai nuk do të jetë më pjesë e klubit kryqytetas. Pas një dekade e gjysmë, drejtori shqiptar ka vendosur që të lërë postin e drejtorit sportiv përmes një deklarate ka treguar se ky ishte një vendim i marrë prej disa kohësh. Tare nuk harron për të falënderuar çdokënd që ka qenë bashkëudhëtar me të gjatë rrugëtimit te Lazio.

“Pas 18 vitesh, eksperienca ime e mrekullueshme si drejtor sportiv i Lacios ka ardhur në fund. E kam bërë këtë zgjedhje prej disa kohësh, por prita deri sa Lacio të arrinte objektivin për të shkuar në Champions League, i sigurt që ndërtova një skuadër të fortë, me lojtarë të jashtëzakonshëm që arritën këtë objektiv.

Ka qenë një aventurë e gjatë e krijuar me momente të lumtura, humbje dhe trofe. Unë nuk do të ndaloj kurrë së falënderuari presidentin Lotito për këtë mundësi të madhe, tifozët bardhekaltër që hynë në zemrën time, klubin me të gjithë pjesëtarët, lojtarët, stafin dhe të gjithë ata që ishin afër meje në këtë rrugëtim.

Falënderim special për familjen time, që gjithmonë ka qëndruar pranë meje. Një mundësi prestigjioze që më është dhënë si futbollist dhe si menaxher dhe që sigurisht nuk do e harroj kurrë, duke marrë çdo moment të këtij rrugëtimi me vete.

Me shpresën që secili prej jush do të vazhdojë, me të njëjtin pasion që unë kisha, duke e mbrojtur me xhelozi këtë realitet. Gjithmonë, Forca Lacio”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here