Talenti kosovar Aron Babaj transferohet te gjiganti italian AC Milan

0
86

Talenti i KF Prishtina e Re, Aron Babaj, ka hedhur një hap të madh në karrierën e tij, duke siguruar transferimin te gjiganti italian, AC Milan.

Mesfushori i lindur në vitin 2009 do të bëhet pjesë e projektit të posaçëm të Milanit për zhvillimin e futbollistëve të rinj, ku do të vazhdojë rrugëtimin e tij drejt futbollit elitar, në një nga klubet më prestigjioze në botë.

Kalimi i Babajt në Itali përfaqëson një arritje të madhe si për vetë lojtarin, ashtu edhe për KF Prishtina e Re, e cila po vazhdon të afirmohet si klub që prodhon talente premtuese për arenën ndërkombëtare.

Klubi kosovar ka reaguar me krenari për këtë transferim, duke i uruar sukses Aron Babajt në kapitullin e ri të karrierës së tij dhe duke theksuar se është një moment i rëndësishëm për akademinë dhe futbollin vendor./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here