Martin Odegaard mbërriti te Reali i Madridit në moshën 16-vjeçare, pas kaloi nëpër qendrat e mëdha stërvitore në Evropë. Ai tërhoqi vëmendje të madhe, që duket se la pasojë në atë kohë te talenti norvegjez.
Tani, larg “Los Blancis” dhe një “yll” në ngritje në Premier League, Odegaard bën një retrospektivë të përvojës së tij në “Bernabeu”.
“Xhiroja” për zgjedhjen e ekipit: “Babai im merrej me gjithçka, kishim shumë oferta. Ne shkuam te Bayerni, Dortmundi, Man Utd, Liverpooli, Reali dhe Arsenali. Drejtuesit e Realit na morën me avionë privatë dhe na bënë të ndiheshim të veçantë.
Isha afër zgjedhjes së Arsenalit. Kur shkuam atje, u stërvita në London Colney. Takova Arsène Wenger. Më mori bashkë me babin për darkë. Ishte e mrekullueshme, por edhe e çuditshme. Ishte Arsène Wenger! U rrita duke parë këtë legjendë në televizor, dhe isha ulur përballë tij duke ngrënë biftek.
Zgjedhja përfundimtare: “Kam folur shumë për këtë me babin dhe me pjesën tjetër të familjes sime. Në fund të fundit, Madridi është Madrid. Ata ishin kampionët e Champions League me lojtarët më të mirë në botë. Në atë kohë, unë e doja Iscon, ishte aq i butë me topin. Por gjëja me të vërtetë kryesore në lidhje me ofertën e Madridit ishte se ata kishin një ekip B ku unë mund të luaja menjëherë. Dhe trajneri i atij ekipi ishte Zinedine Zidane.”
Prezantimi te Reali: “Ata dërguan një aeroplan për të na marrë nga Norvegjia, në mëngjes. Shumë herët. Më pas, zgjohem por jam ende në gjumë. Nuk pata kohë të bëja dush. Thjesht vesha rrobat që mund t’i kapja shpejt, vendosa diçka në një çantë dhe morëm fluturimin. Papritmas, isha ulur pranë legjendës së Madridit, Emilio Butragueño, i cili kishte veshur një kostum shumë elegant, natyrisht, dhe unë po prezantohesha para botës. E di që i keni parë fotot. Unë, me këtë pulovër të vjetër me vija, pa bërë as dush, duke u përpjekur të rregulloja flokët me duar. Kjo ishte dita më e madhe e jetës sime, imazhet shkuan në të gjithë botën.”
Dhoma e zhveshjes: “Ishte surreale. Nuk isha mjaftueshëm i rritur ngarë makinën, kështu që babai im duhet të më çonte për të luajtur me emra të mëdhenj si Isco, Ronaldo, Ramos, Modric, Bale dhe Benzema. Ata, të gjithë, ishin shumë të mirë. Ata që flisnin anglisht (Kroos, Modric, Ronaldo) u kujdesën shumë për mua në fillim”.
Kritika: “Në ekipin e parë kam isha vetëm një fëmijë që kishte shkuar për t’u stërvitur. Nuk kam marrë pjesë në ndeshje. U ndjeva pak si i huaj, isha i bllokuar. Nuk mund të luaja më lojën time. Isha më i shqetësuar që të mos bëja gabime sesa të luaja në të vërtetë lojën time. U përndoqa nga shtypi, sepse kishte pritshmëri të larta për mua. Isha një objektiv i lehtë. Nëse më njihni vërtet, e dini që buzëqesh shumë, por mendoj se nga jashtë ndonjëherë fytyra ime duket më e turpshme se sa jam në të vërtetë! Ndoshta nëse do të kisha qenë spanjoll, do të më kishin dhënë pak më shumë kohë për t’u rritur. Sinqerisht, nuk e di. Nuk ka rrugë të mesme në futbollin modern. Ose je blerja më e mirë, ose je m*t.”
Rikthimi i tij në Madrid: “Kam pasur një lidhje të mirë me Zidane që kur ishte trajner i Castillas. Ai u kujdes shumë për mua, kështu që doja të besoja se këtë herë do të funksiononte. Por më pas mbërriti pandemia dhe u infektova. Luajta titullar në dy ndeshjet e para të atij sezoni (2020-2021), por nuk u shërova plotësisht. Nuk luajta në nivelin tim më të mirë dhe pas kësaj, nuk pata më shumë shanse. Pothuajse asgjë. Mund ta falënderoj Realin Madridin që vuri bast mbi një djalë 16-vjeçar. Nuk fajësoj askënd, por më duhej të gjeja një vend ku mund të rritesha. Më duhej të gjeja një shtëpi të vërtetë. E gjeta në Londër.”