“Taksë prej 10 eurosh për çdo automjet që hyn në Prishtinë”, kryetari i F.Kosovës ironizon: Unë do ta bëj 20 euro për prishtinasit

0
102

Kryetari i Fushë Kosovës, Valon Prebreza ka ironizuar me parlajmërimin se Komuna e Prishtinës do të vendosë një taksë prej 10 eurosh për çdo automjet që hyn në zonën e Prishtinës.

Ai tha se do të vendosë “taksë ditore prej 20 eurosh për të gjithë banorët e Prishtinës (vetëm) që hyjnë në territorin e komunës së Fushë Kosovës).

“Nëse kjo kalon në Komunën e Prishtinës, atëherë unë do të vendosi taksë ditore prej 20 eurosh për të gjithë banorët e Prishtinës (vetëm) që hyjnë në territorin e komunës së Fushë Kosovës, si dhe taksë për hyrjen në rrugen e aeroportit në vlerë prej 10 euro, etj (çka t’na bjen n’mend ndërkohë😂)”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Besoj që këto masa do të ndikojnë në lehtësimin e komunikacionit të stërngarkuar në Fushë Kosovë.

Prebreza shtoi se beson se “këto masa do të ndikojnë në lehtësimin e komunikacionit të stërngarkuar në Fushë Kosovë”.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fvalon.prebreza.77%2Fposts%2Fpfbid0DCDv1PZZgsTLgBDXEDHfHosn7YucB2QDy2W4h18KtCFeodFZsDfx7bpzyDPYCTGml&show_text=true&width=500

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here