Takimi për dinarin në Bruksel, analistët: Duket që Serbia do të bëjë një kompromis

0
163

Profesori, Seb Bytyqi, për takimin e sotëm për çështjen e dinarit në Bruksel, ka thënë se duket që ka një lëvizje nga Serbia dhe se ajo do të bëj një kompromis.

“Siç duket ka një lëvizje edhe gjatë javëve të ardhshme do të ketë reflektim dhe ka gjasa që të ketë edhe lëvizje nga ana e Serbisë, që të bëj një kompromis që u shkon për shtati të dyja palëve”, ka thënë Bytyqi, duke shtuar se pavarësisht si do të rrjedh situata kësaj radhe Serbia do të jetë në një pozicion të vështirë”.

Bytyqi, lidhur me këtë takim, është shprehur se kjo situatë ngjan sikur njëra palë e ka mbështetur “për muri” palën tjetër.

“Gjithmonë në këso situata ka një lloj kënaqësie kur Kosova është në një pozicion më të mirë ndërsa pala tjetër është në një pozicion më të vështirë. Të themi se ka edhe kërcënime edhe nga BE-ja që nëse nuk bën kompromis do të emërohet si fajtor”, ka thënë Bytyqi, në RTV Dukagjini.

Profesori ka thënë se do të ishte risi nëse vetëm Serbia do të quhej fajtore sepse sipas tij, edhe kur fajin e ka vetëm Serbia, fajësohen të dyja palët, sidomos nga përfaqësuesi Borrell.

Bytyqi ka theksuar se nëse Serbisë i imponohet t’i bëj transferet e parave përmes bankave, xhirollogarive dhe formave ku ka transparence më të madhe, do të jetë shumë e vështirë “të mbahet gjallë financimi i krimit të organizuar dhe terrorizmit”.

Nga ana tjetër, zyrtari i PSD-së, Zgjim Hyseni ka thënë se çështja e dinarit është “shpejtim” i themelimit të Asociacionit.

“Nën perspektiven e themelimit ë Asociacionit, pas dy muajve do të themi që dinari ka qenë një shpejtim i Asociacionit. Nëse themelohet tashmë ka afat, ene e kuptuam që ka kushtëzim, sa i përket anëtarësimit në KiE dhe është 17 maji momenti i fundit nëse do të ketë diçka të tillë ose jo. gjithsesi, besoj secilin prej elementeve që na kanë përcjell në ketë proces, kemi me pa prej një perspektive tjetër varësisht qysh ka me i ardhë fundi kësaj pune”, ka thënë Hyseni.

Sipas Hysenit, me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe s’do të ketë dinarë, teksa komentoi deklaratën e emisarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, që tha se në Bruksel “arritëm të tejkalonim disa dallime mes propozimeve të dyja palëve.

https://youtube.com/watch?v=2z5LXdJz9Lc%3Ffeature%3Doembed

“Qëndrimet fillestare kanë qenë që nuk diskutohet kjo çështja (e dinarit) në nivelin e dialogu politik, sepse kjo është punët e institucioneve të pavarura, siç është BQK-ja… çështje tjetër është që nuk ka shumë material se çka përbejnë ato urat që qenkan kaluar që na tha Lajçak në X. Nuk e di për çka janë pajtuar.

Gjithsesi çka po duket është dhe që nuk ka në diskutim është që ka me pas financim nga Serbia, financim nga Serbia ka ma pas dhe ky diskutim ka me qenë pa objekt, pas dy muajve nëse ka me pas themelim të Asociacionin. Sepse kjo punë është e rregulluar edhe ashtu s’ka pas me pas dinarë me themelimin e Asociacionit”, ka shtuar Hyseni.

Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur të pajtohen për çështjen e dinarit serb, i cili u ndalua në Kosovë, as pas takimit të tretë radhazi të enjten në Bruksel, konfirmuan kryenegociatorët e të dy vende, të cilët e akuzuan njëri-tjetrin për mungesë vullneti për të gjetur një zgjidhje.

“Fatkeqësisht edhe sot kemi pasur dallime të mëdha”, tha kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, duke folur për gazetarë pas takimit me homologun e vet serb Petar Petkoviq, nën ndërmjetësimin e të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Lidhur me këtë takim, Qeveria e Kosovës ka thënë se pasur dallime të mëdha dhe se pala serbe ka refuzuar të bashkëpunojë.

“Fatkeqësisht edhe sot kemi pasur dallime të mëdha”, tha kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, duke folur për gazetarë pas takimit me homologun e vet serb Petar Petkoviq, nën ndërmjetësimin e të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Lidhur me këtë takim, Qeveria e Kosovës ka thënë se pasur dallime të mëdha dhe se pala serbe ka refuzuar të bashkëpunojë.

Sipas njoftimit, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi pas takimit ka bërë të ditur se ky takim nuk ka qenë as i fundit e as i pari për dinarin, por për t’i trajtuar modelet me të cilat Serbia mund të vazhdojë dërgimin e mbështetjes financiare për serbët e Kosovës brenda rregullores së BQK-së.

“Ky takim as nuk ka qenë i fundit e as i pari për dinarin, mendoj që është koha e fundit që ta shmangni këtë gabim në informim. Takimi është për t’i trajtuar modelet me të cilat Serbia mund të vazhdojë dërgimin e mbështetjes financiare për serbët e Kosovës, brenda rregullores së BQK-së. Rregullorja e BQK-së nuk e përmend dinarin, rrjedhimisht as nuk ka diskutime për dinarin”, ka deklaruar Bislimi.

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit ka thënë se ka pasur një diskutim me dy kryenegociatorëve për një zgjidhje të përkohshme për personat e prekur nga vendimi i BQK-së.

Ai ka thënë se gjatë këtij takimi, përmbushën disa boshllëqe midis propozimeve të të dyja palëve.

https://youtube.com/watch?v=VXvW6-nDZ8Q%3Ffeature%3Doembed

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here