Në takimin e nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiqit në Bruksel më 2 maj, do të jetë i pranishëm edhe emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Kështu është bërë e ditur në një njoftim e Departamentit Amerikan të Shtetit ku ndër të tjera konfirmohet një konferencë për media të cilën Escobar do të realizojë më 3 maj një ditë pas takimit Kurti-Vuçiq.
Kjo për të folur pikërisht për takimin e 2 majit dhe rezultatit të cilën ai do të prodhojë.