Takimi i CEFTA-s, Kurti dhe Bislimi flasin për zhvillime pozitive: UNMIK-u s’e përfaqëson më Kosovën

0
88

Kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi folën për zhvillime pozitive, ndërsa po zhvillohet takimi i marrëveshjes për tregti të lirë, CEFTA. Kosovën, siç tha kreu u Qeverisë, po e përfaqëson ministrja e Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari.

Albin Kurti, komentoi në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë heqjen e ndalesës për mallrat serbe, duke përsëritur se “Kosova nuk ka masa tregtare ndaj Serbisë”.

Ai tha se “bëhet fjalë për masa të sigurisë, kurrsesi për masa tregtare, siç janë përpjekur disa që të na i mveshin”, ndërsa tregoi se sot po mbahet një takim i CEFTA-s

“Sot është një mbledhje e CEFTA-s, e cila tashmë ka filluar, ndërkaq të hënën është Samiti i Berlinit kur duhet të avancohet CEFTA në CRM, Comomn Regional Market. Natyrisht që ne nuk kemi mundur ta hapim kufirin në të gjitha pikat kufitare, ndërkohë që nuk i kemi marrë ende skanerët”, tha Kurti.

Ndërkaq, Bislmi tha se pritet që UNMIK-u të largohet përfundimisht nga përfaqësimi i Kosovës në CEFTA.

Gjermania e kishte kërcënuar Kosovën me përjashtim nga marrëveshja për tregti të lirë, CEFTA dhe Procesi i Berlinit nëse nuk e heqte ndalesën për mallrat serbe. I dërguari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin pati paralajmëruar se vendi rrezikon izolim të thellë.

Qeveria e Kosovës i ndaloi importet e mallrave nga Serbia në qershor të vitit 2023, si një masë sigurie pasi tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës ishin marrë nga forcat serbe. Më pas Beogradi i la ata të lirë pas presionit ndërkombëtar. Tash, Kosova e ka hequr ndalesën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here