Kryeministri Albin Kurti është takuar edhe sot më kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ata u takuan në Kuvend për të diskutuar mbi çështjen e presidentit të ri.
I pyetur nga gazetarët nëse pritet të ketë marrëveshje mes Vetëvendosjes dhe LDK-ë, Kurti s’u përgjigj.
Kurti dhe Abdixhiku u takuan dje, por nuk arritën një marrëveshje për postin e presidentit.
“S’kishte emra, s’kishte propozime, s’kishte vullnet për konsensus. Imponimet nuk janë zgjidhja adekuate për LDK-në”, tha Abdixhiku për mediat, pas takimit dje.
Ai nuk pranoi të flasë për emrat specifikë të të përmendurëve deri më tani, por tha se LDK-ja nuk pranon emra që do të funksionin si “zgjatim i qeverisë”.













































