Antonio Rudiger me shumë mundësi do të luajë për Barcelonën sezonin e ardhshëm. Ky lajm është bërë publik nga gazeta katalanase “Sport”, e cila raporton se ish-mbrojtësi i Romës dhe agjenti i tij do të takohen më përfaqësuesit e klubit “blaugrana” për të diskutuar për detajet.
Kontrata e gjermanit me Chelsea-n është drejt fundit, ndërsa i kanë mbetur edhe disa javë për të marrë një vendim për të ardhmen, teksa pavarësisht tentativave të “bluve” të Londrës për të rinovuar me te, mbrojtësi duket se nuk e dëshiron më vazhdimësinë në Premier League.
Duhet theksuar se i interesuar për 29-vjeçarin janë edhe Juventus e Real Madrid, ndaj Rudiger nuk po nxitohet për të marrë një vendim. Megjithatë Barça është më e avancuar dhe pritet ta bindë futbollistin shumë të pëlqyer nga Xavi./SS