Ish-negociatorja për Dialog e Kosovës, Edita Tahiri, vlerëson se shpallja non grata e anëtarit serb të Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Milorad Dodik është goditje mbi planet serbo-ruse për formimin e “Serbisë së Madhe”.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vënë sanksione të reja ndaj Dodik për të parandaluar ndarjen e Bosnjës”, është shprehur Tahiri.
“Kjo është një goditje direkte mbi planet e Serbisë dhe Rusisë për krijimin e Serbisë së Madhe”.