Besnik Tahiri nga AAK-ja thotë se Qeveria Kurti është duke e rënduar jetën e qytetarëve tash e dy vjet.
Tahiri përmes një shkrimi në “Facebook” ka renditur edhe arsyet pse mendon se një gjë e tillë po ndodh.
Sipas Tahirit, Qeveria Kurti ka humbur shpresat e të rinjve për të ardhme më të mirë në vendin tonë.
Postimi i plotë:
Edhe Amerika, shteti me ekonominë më të fortë në botë është ka shikon me ua lehtësuar jetën familjeve amerikane, në raport me shpenzimet bazike, si barnat, sigurimet e shumë tjera, Qeveria jonë qe 2 vjet e gjysmë, qytetarëve vetëm sa ua rëndon jetesën. Disa argumente, po ja nisim prej fundi:
1. Librat shkollorë;2. Pagat në sektorin publik;3. Lista esenciale e barnave;4. Pensionistët;5. Policët;6. Mjekët;7. Infermierët;8. Veriu i Kosovës – pika më e ndjeshme e Kosovës.9. Sanksionet;10. Sulmin ndaj mediave.Madje, kjo Qeveri, jo që po ua lehtëson jetesën qytetarëve, por i mashtroi të gjithë ata që pritën zhvillim ekonomik e luftim të korrupsionit. Më e keqja, ua humbi shpresat për një të ardhme më të mirë gjeneratave të ardhme në Kosovë. Kjo pasiguri e madhe për të ardhmen, lidhet me ekonominë e rënduar të vendit, punësimin dhe kushtet e jetës.Ky drejtim politik i kësaj qeverisje po e dërgon vendin në humnerë, para shkatërrimit të përgjithshëm. Po krijojnë skandale në të gjitha sferat, për të mbuluar dështimin e mashtrimin.