Tahiri: Na duhet një shtet funksional – qytetarët së pari të fokusohen në zgjedhje, pastaj në Vitin e Ri

0
45

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, ka thënë se Kosova gjendet para ndryshimeve se vendit i duhet një shtet funksional, e dalje nga bllokada.

Madje Tahiri konsideron se edhe pse zgjedhjet janë në frymë festive, qytetarët duhet ta vënë fokusin si fillim në vendosjen e fatit të Kosovës e pastaj në festë.

“Kosova para ndryshimeve – na duhet një shtet funksional, te dale nga bllokada dhe izolimi si dhe te rritet mirëqenia..ndonëse zgjedhjet jane ne atmosfere festive për ta pritur vitin e ri, qytetaret te fokusohen ‘se pari Kosova pastaj viti i ri’”, tha Tahiri.

Ndërkohë me 28 dhjetor  vendi sërish shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme pas gati dhjetë muajve bllokadë institucionale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here