Ish kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dakordimit mes Kosovës dhe Serbisë për deklaratën për të zhdukurit gjatë luftës së fundit në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.
Tahiri ka thënë se se barazimi i agresorit me viktimën në këtë deklaratë, është i papranueshëm, pavarësisht se është pranuar nga kryeministri Kurti.
“Barazimi i agresorit me viktimën në deklaratën për të pagjeturit i miratuar dje ne dialog ne Bruksel është i papranueshëm pavarësisht se u pranua nga kryeministri i Kosovës”, shkroi ajo.
Kujtojmë se pati vërejtje lidhur me deklaratën për të zhdukurit gjatë luftës së fundit në Kosovë, për shkak të termit “personat e zhdukur me detyrim”, i cili u përdor në vend të termit “personat e zhdukur me forcë”.