Tahiri i AAK-së tregon datën më të afërt të zgjedhjeve

0
136

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se zgjedhjet e rregullta nacionale mund të mbahen më 12 janar ose më së voni më 16 shkurt të vitit të ardhshëm.

Ai ka thënë se nga muaji gusht i këtij vitit Presidentja Osmani duhet t’i fillojë konsultimet me partitë politike lidhur me caktimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve.

“Zgjedhjet munden me u mbajt më 12 janar të vitit të ardhshëm dhe më së largu me 16 shkurt”, është shprehur ai.

Deputeti i AAK-së ka thënë se kryeministri Kurti me siguri do të preferojë që më 16 shkurt të mbahen zgjedhjet.

“Ai (Kurti) e len më 16 shkurt se ka qef të premten me 14 shkurt me bë një tubim të madh dhe me thënë se ky është sikur nëntori i dytë… jam ka ja zbulojë strategjinë”, është shprehur Tahiri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here