Tahiri: Çfarëdo veprimi i pamatur ngado që vjen nuk mund ta rrezikojë shtetin e Kosovës

0
75

Ish-kryenegociatorja e dialogut, Edita Tahiri, po vlerëson se pozicionimi i KFOR-it dhe më pas largimi i tyre nga Ura e Ibrit, ishte mesazh se kjo forcë mbron Kosovën aty ku paraqitet rreziku.

Sipas saj meritor për këtë, janë pjesëmarrësit në konferencën e Rambujesë të cilët zgjodhën pavarësisht presionit nga diplomatët, që NATO të jetë prezente në Kosovë.

”Vendosja dhe largimi i KFOR-it nga Ura e Ibrit ishte porosi për Kosovën dhe Serbinë, se KFOR-i me mandat e mbron Kosovën aty ku paraqitet rreziku për shtetin e Kosovës – Vendimi ynë i madh në konferencën e Rambujesë e bëri Kosovën shtet të lirë dhe të pavarur dhe nën protektoratin e NATO-s. Në atë kohë kemi pasur presione nga diplomatët që të pranojmë që të vendosen forcat paqeruajteëse të OKB-së në Kosovë, por ne i refuzuam kategorikisht, ishim të prerë se vetëm NATO-n e pranojmë dhe e bëmë realitet. Pra me fjalë tjera çfarëdo veprimi i pamatur ngado që të vjen nuk mund ta rrezikojë shtetin e Kosovës tonë që me mençuri politike, pushkë, diplomaci dhe sakrificën sublime të popullit shqiptar, e fituam shtetin”, ka shkruar Tahiri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here