Tahiri: Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës po bëhet realitet

0
157

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është duke qëndruar në Këshillin e Evropës.

Tahiri tregoi se atje do të jetë përgjatë tri ditëve ku do të zhvillohen takime të delegacionit kosovarë me delegacionet anëtare për të kërkuar mbështetje për anëtarësim në KE.

“Për tri ditë do të jemi në Këshillin e Evropës, në sesionin pranveror, ku pritet të ketë shumë takime të delegacionit tonë me delegacione anëtare për të kërkuar mbështetje për anëtarësim. Po ashtu, për pak, në ora 14:30, aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës pritet të jetë në rend dite të takimit të Këshillit ministror të kësaj organizate”.

“Po duket të jetë një ditë shumë e mirë dhe me rëndësi për Kosovën. Ngadalë, anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës po bëhet realitet”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here