Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Thomash Szunyog, me nënshkrimin e MSA-së tha se janë hapur shumë mundësi për Kosovën në aspektin ekonomik.
Prandaj sipas tij, Qeveria duhet që ta mbështes sektorin privat, duke shtuar se detyrë vendimtartare mbetet shtyrja përpara e reformave që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit.
“Me nënshkrimin e MSA-së, Kosova është zgjeruar sa i përket tregtisë. Kjo do të krijojë stimulim në tërheqjen e investitorëve të huaj. Kosova është zotuar në bashkërenditjen e aspekteve ekonomike. Sundimi i ligjit është në thelbin e MSA. Për të stimuluar ekonominë, MSA-ja ofron atë që është e nevojshëm fuqizimi i sektorëve në treg në ekonomi, pajtueshmëria e produkteve me standardet e BE, sigurimi i funksionimit të institucioneve nga Autoriteti i Konkurrencës deri të sundimi i ligjit”.
“Qeveria duhet të mbështesë sektorin privat. Qeveria e ka detyrë vendimtare ta shtyjë Kosovën drejt reformave për sundimin e ligjit. Kosova duhet të drejtojë përpjekjet për rritjen e energjisë së ripërtritshme”.
Szuynog kur foli për heqjen e vizave tha se nuk e kupton pse ky proces nuk ka ndodhur më herët, por pohon se BE-ja e ka kryer punën që i takon, kurse Qeveria duhet që t’i kryej detyrat e shtëpisë.“Liberalizimi i vizave është e vështirë ta kuptoj pse nuk është bërë deri më tani, por nuk është çështje e BE-së, sepse ne e kemi bërë punë tonë”.
“Do të doja të shihja që Qeveria tu ofrohet shteteve anëtare. Do të doja të shihja edhe Qeverinë të bëjë detyrat e shtëpisë dhe të punojë me shtet anëtare”./EO