Sylvinhos më në fund i mbushet mendja, e fton në Kombëtare sulmuesin që po shkëlqen në Itali

0
114

Kristian Shpendi më në fund ka marrë ftesën e shumëpritur për t’iu bashkuar Kombëtares A të Shqipërisë.

Sulmuesi kuqezi, në të kaluarën pjesë e U19 dhe U21, ia ka dalë t’i mbushë mendjen trajnerit Sylvinho për grumbullimin e muajit shtator dhe pritet të jetë tashmë rregullisht me ekipin A.

Mediat italiane bëjnë të ditur se në zyrat e Cesenës, klub ku Shpendi është kthyer në një bomber të mirëfilltë fillimisht në Serinë C, e pastaj në Serinë B, ka mbërritur ftesa për lojtarin për dy ndeshjet e javëve të ardhshme të Shqipërisë.

E para, një miqësore kundër Gjibraltarit, ku padyshim Sylvinho mund të eksperimentojë edhe me sulmuesin në fushë.

Ndërsa e dyta, më e rëndësishmja, ajo zyrtare ndaj Letonisë për kualifikueset e Botërorit, shkruan Ina.

Në fakt, ftesa për Shpendin pritej prej kohësh, por për një arsye apo tjetrën, Sylvinho e ka lënë gjithmonë sulmuesin jashtë planeve të tij në vitin e fundit, ndonëse ai ishte një nga lojtarët më në formë shqiptarë në repartin e avancuar gjatë kësaj periudhe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here