Syl Zenelaj nga fshati Gjinoc është prezantuar nga kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, si kandidat i AAK-së për Kuvendin Komunal nga kjo komunë, shkruan 04 Online.
Zenelaj është i diplomuar me Master në Ekonomi dhe ka mbi pesë vite përvojë në menaxhimin e financave. Ai synon të sjellë transparencë në financat publike dhe të përfaqësojë zërin e rinisë në vendimmarrje.
Postimi i plotë i Bali Muharremajt
Syl Zenelaj nga fshati Gjinoc është një profesionist i ri dhe energjik, i diplomuar me Master në fushën e Ekonomisë dhe me një eksperiencë të dëshmuar mbi 5 vite në menaxhimin e financave.
Me vizion të qartë për të ardhmen, ai synon të sjell inovacion në menaxhimin e financave publike, duke e bërë Komunën e Suharekës më efikase dhe më transparente në shfrytëzimin e resurseve.
Përveç profesionalizmit, ai angazhohet të jetë zëri i rinisë, duke i dhënë prioritet ideve të reja, energjisë rinore dhe pjesëmarrjes aktive të të rinjve në vendimmarrje.
Ai beson se bashkë me qytetarët e Suharekës, mund të ndërtohet një komunë më e zhvilluar, më moderne dhe më e drejtë për të gjithë.