Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se për lirimin e tre policëve kufitar dha një kontribut dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Më tej ai theksoi se faktori evropian dhe rajonal nuk duhet të mjaftohen vetëm me lirimin e policëve pasi sipas tij presioni ndaj Serbisë duhet të shtohet
“Të gjithë nga pak, presioni për Serbinë ishte shumë i madh. Ne bllokuam të gjithë pikat kufitare për mallrat e Serbisë. Ishin shtetet aleate që u angazhuan që lirimi i policëve të ndodh sa më shpejt. Ishte dhe Rama që reagoi ashpër për këtë rast. Rama kontriboi që tre policët të lirohen”, tha ai.
Tutje Sveçla theksoi se “angazhimi i faktorit, qoftë rajonal, qoftë evropian nuk duhet të mjaftohet me kaq. Do të duhet që ndaj Serbisë të shtohet presioni, pasi Serbia vazhdon të jetë faktor destabiliteti. Ne mbrëmë kishim një sulm terrorist në oborrin e komunës së Mitrovisës së Veriut, prodhim i Serbisë”- tha ai./Euronews Albania