Sveçla: Protestat janë të milicisë fashiste – ata do të dështojnë, drejtësia do të fitojë

0
154

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka dhënë detaje në lidhje me sulmet që kanë ndodhur ndaj gazetarëve, policisë, dhe KFOR-it.

Sveçla, në fotografinë që ka publikuar në rrjetin social Twitter, ka thënë se 21 sulme kanë ndodhur ndaj gazetarëve, gjashtë policë janë lënduar, 30 trupa të KFOR-it janë plagosur, tre prej tyre me armë zjarri, dy qytetarë janë rrahur brutalisht dhe dy vetura të policisë janë djegur, njofton Klankosova.tv.

Sipas ministrit të Brendshëm, këto sulme dëshmojnë se protestat në veri nuk janë paqësore, dhe sipas tij nuk përfaqësojnë qytetarët.

“Këto numra sulmesh kriminale dëshmojnë se protestat nuk ishin paqësore. Këto protesta nuk përfaqësojnë qytetarët. Protestat janë të milicisë fashiste. Por ata do të dështojnë, demokracia dhe drejtësia do të fitojnë”, shkroi Sveçla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here