Sveçla nga Gjermania: Ura e Ibrit do të hapet shumë shpejt pas bisedave me KFOR-in dhe atyre në Bruksel

0
76

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili po qëndron në Gjermani për takime në kuadër të Procesit të Berlinit ka thënë se Ura e Ibrit do të hapet shumë shpejt.

Sipas tij, kjo do të ndodhë pas koordinimit me KFOR dhe bisedave në Bruksel.

“Ura e Ibrit do të hapet shumë shpejt”.

“Unë jam i bindur se pas bisedimeve dhe koordinimit me KFOR-in që është prezent aty, por edhe bisedave në Bruksel shumë shpejt do të kemi një situatë tjetër”, ka thënë Sveçla në një prononcim për Deutsche Welle në gjuhën shqipe.

Tema e urës është diskutuar dje në Bruksel gjatë takimeve të ndara të emisarit Mirosllav Lajçak me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here