Sveçla: Milun Milenkoviq për krimet e kryera do të përballet me drejtësinë

0
181

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Kosova është duke arrestuar kriminelët, ndërsa sipas tij, Serbia është duke rrëmbyer policët e Kosovës.

Sveçla ka theksuar se Serbia ka rrëmbyer 3 policë të Kosovës si hakmarrje për arrestimin e shefit të ashtuquajturës “Mbrojtja Civile”, Milun Milenkoviq, i njohur si “Llune”.

“Serbia ka rrëmbyer 3 policë të Kosovës si hakmarrje për arrestimin e kriminelit Llune. Ne arrestojmë kriminelët, ata rrëmbejnë policët. Llune është një autor sistematik i dhunës që do të përballet me drejtësinë. Të dhënat e tij tregojnë krime të kryera me urdhër nga Beogradi”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.

Ndryshe, autoritetet në Serbi nuk kanë ofruar informacione lidhur me tre zyrtarët e Policisë së Kosovës, për të cilët autoritetet e Kosovës besojnë se janë rrëmbyer nga Serbia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here