Sveçla jep detaje të sulmit terrorist më 24 shtator: 114 sulme ishin nga Serbia

0
206

Ministri e punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në konferencë për media ka prezantuar sulmet që Serbia ka bërë ndajë Kosovës, shkruan Reporteri.net. 

“Si institucione kemi ofruar fakte të mjaftueshme që konfirmojnë planet e Serbisë për të organizuar këtë sulm paramilitar terrorist dhe kemi ndarë informacione edhe me partnerët tanë ndërkombëtarë. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës nga viti 2021 deri më sot institucionet dhe zyrtarët tanë janë sulmuar 114 herë në veriun e vendit tonë. Angazhimet hetimore të policisë në zbardhjen e hetimeve tregojnë se të njëjta struktura militare me shtytjen e Serbisë janë angazhuar për de-stabilizimin e vendit tonë – janë strukturat e njëjta terroriste që janë përfshirë në barrikada ku shumë prej kamionëve të barrikaduar kanë pasur eksplozivë dhe mjete tjera shpërthyese në sulmin ndaj KKZ-së dhe në sulmet ndaj pjesëtarëve tonë, në sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, në sulmin ndaj mediave, në djegien e veturave dhe në sulmin terrorist në Banjskë”, tha Sveçla.

Ministri i Punëve të Brendshme përmes disa fotografive ka treguar edhe vendin ku është plagosur polici Afrim Bunjaku, i cili më pas ka ndërruar jetë.

Ministri Sveçla tha se grupi terrorist me anë të një droni kishin monitoruar Policinë e Kosovës.

Derisa edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  ka dhënë detaje të reja mbi sulmin terrorist që ndodhi në Banjskë, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Kurti ka thënë se një muaj para sulmit terrorist, i gjithë arsenali i armatimit ka qenë i vendosur në një kompani, që ishte vizituar më parë edhe nga presidenti serb.

“Arsenali që u përdorë në Banjskë, kjo kompani e cila është në listën e sankisonuar të SHBA. Pronë e Milan Radoiciq, drejtor një ish-kolonel i pensionuar serb. Ka marrë pjesë në luftërat në Bosnjë. Këtë kompani e kishte vizituar presidenti serb, Aleksandar Vuciq”, tha ai.

Kryeministri tha se Radoiciq po përgatit sulme të reja ndaj Kosovës.

“Po vazhdon përgatitjet për sulme të reja ndaj Kosovës, po mban takime sekrete në BIA. Paguhen nga dy mijë euro, ata po strehohen në objektet e tij”.

Open photo

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here