Sveçla i bën thirrje mërgatës të regjistrohen për zgjedhjet e 9 shkurtit

0
88

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla u ka bërë thirrje mërgatës që të regjistrohen për votim.

Ndër të tjera, Sveçla ka përmendur edhe mënyrën e votimit në diasporë, që për herë të parë do të mbahen në ambasadat dhe misionet anekënd botës.

“Për herë të parë në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, mërgata jonë do të votojë në ambasadat dhe misionet e Republikës së Kosovës anekënd botës. Të dashur bashkatdhetarë. Tashmë është hapur afati për regjistrim për votim. Për t’u siguruar që do të realizoni me sukses të drejtën tuaj të votimit, ju ftoj të regjistroheni në linkun në vijim “, shkruan Sveçla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here