Surroi: Kosova duhet të jetë pjesë e “Open Balkan”

0
293

Publicisti dhe njëkohësisht këshilltari i Kryeministrit të Kosovës, Veton Surroi në një interviste me Ilva Tare për #BalkansDebrief të Këshillit të Atlantikut ka kërkuar që dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të bëhet serioz. Surroi gjithashtu, ndryshe nga Kurti, sugjeron që Kosova duhet të marrë pjesë aktive në çdo nismë rajonale apo europiane për të shprehur qëndrimet e saj

Sipas Surroit “bisedimet kanë ardhur në një pikë që duhet të bëhen serioze, që do të thotë se duhet të jenë bisedime për gjendjen aktuale të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë si shtete dhe si të mund të normalizohen ato. Por sa kohë ka cështje si njohja e targave e të tjera si këto që marrin vëmendjen dhe energjitë, atëherë bisedimet nuk kanë sjellë asnjë ndryshim për marrëdhëniet mes dy vendeve. Fatkeqësisht, dialogu ka hyrë në një fazë mikro-menaxhimi jo tani por prej vitesh tashmë. Ndaj sfida kryesore është si të nisë një dialog ku palët të përballen me ankesat e tyre. 


Dialogu Kosovë-Serbi

Surroi nënvizon se marrëdhënia aktuale midis dy vendeve është ajo e një konflikti të papërfunduarDuhet arritur në një pikë ku të dy shtetet bien dakord të punojnë për një të ardhme më të mirë, ku të bashkëpunohet dhe të gjendet jo vetëm paqja por edhe një formë e përpararuar integrimi në familjen europiane. Duhet të jetë përpjekja jonë e përbashkët. Cështja mbetet, si do arrijmë në liken që marrëdhëniet Kosova Serbi të jenë si ato të dy shteteve europiane.

I pyetur nga gazetarja Ilva Tare se cila është rruga por të ecur përpara me dialogun, Surroi u përgjigj se duhet një mirëkuptim mes palëve se do të ndajmë të njëjtat marrëdhënie që shtetet europianë kanë. Sic janë liritë europiane, katër liritë e lëzvijes dhe më pas në angazhohemi në një proces i cili jo vetëm do t’i japë fund konfliktit, por do të hapë një epokë të re në marrëdhëniet dyplaëshe, ku ekonomitë tona komunikojnë, njerëzit komunikojnë, shtetet dhe kulturat tona komunikojnë. Procesi duhet të bëhet serioz dhe të vendosë afate, për shembull në 12 muajt e ardhshme arrijmë të biem dakord se do të nisim një dialog serioz. Çfarë kërkon Serbia që të ndjehet e relaksuar në marrëdhënien e saj me Kosovën shtet të pavarur? Cfarë ka nevojë për mbrojtjen e pasurisë kulturore? Cfarë i duhet për mbrojtjen e njerëzve në kuptimin që është detyrim për shtetin fqinj t’i respektojë në mënyrë që të përparojë më tej bashkëpunimi për cështjet e sigurisë me Kosovën?

Kosova dhe procesi I Berlinit


Veton Surroi është I mendimit se Prishtina dhe të gjitha palët, të e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të angazhohen në procession e Berlin 2.0. Kemi nevojë per të arritur objektivat që janë parashkruar në marrëveshjen e Sofjes për të ndihmuar Tregun e Përbashkët Rajonal. Objektivi ynë është si të arrijmë tek Tregu i përbashkët rajonal mes të gjitha vendeve të Balkanit brenda një kohe relativisht të shkurtër. Duhet të vendosim pritshmëri të matshme, për shembull cilat janë 10 gjërat që na duhen në 6 muajt e ardhshëm per të përforcuar procesin dhe të kemi rezultate konkrete. 

A ndryshon kjo qasje që sugjeron Surroi nga ajo e Kurtit që kërkon më parë njohjen e plotë nga Serbia të Kosovës si shtet i pavarur dhe më pas diskutime per marrëveshje? Surroi thotë se idea e tregut të përbashkët rajonal nënkupton se të gjitha palët janë të barabarta. Dhe testimi është i thjeshtë, i matshëm. Së pari, nuk mund të kesh treg rasjonal pa patur lëvizje të lire të njerëzve. Kështu që ky është testi i parë, le ta provojnë. Brenda 6 mauve të gjithë qytetarët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të udhëtojnë me miete e identifikimit biometrike. Dhe kjo është e thjeshtë. Nuk është dicka e vështirë për t’u arritur, është teknike, jo cështje politike. 

Ballkani i Hapur dhe deklarata e Lavrov

Surroi thotë se arsyet e deklaratës së Lavrov mund të jenë edhe politike, ose të tjera. Rusia nuk është një vend mbështetës i bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit. Ka tentuar në 10 vitet e fundit në mënyrë të fshehtë, gjysmë të fshehtë ose aspak të fshehtë të pengojë bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit. Mali i Zi është destabilizuar nga veprimet ruse. Ka pasur tentativa në Maqedoninë e Veriut, ndaj nuk do t’i kushtoja shumë vëmendje deklaratës së tij per këto cështje

Për sa i takon pjesëmarrjes në Ballkanin e Hapur, Veton Surroi thotë ” Kosova duhet të marrë pjesë dhe të jetë anëtare e plotë ose vëzhguese, të shprehë qëndrimet e veta por cdo nismë të arsyeshme që është në Ballkanin Perëndimor dhe cdo nismë tjetër në Europë. Qëllimi ynë është të marrim pjesë në cdo proces shumëpalësh në Europë, jashtë Europës dhe në botë. Ne duhet të shprehim në mënyrë aktive opinionet tona, përfundon Surroi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here