Surpriza e parë në Australian Open, eliminohet talenti 20-vjeçar

0
201

Grand Slam-i i parë për vitin 2024, Australian Open dhuron edhe surprizën e parë. Holger Rune, i konsideruar si një nga tenistët më të talentuar të brezit të ri, u eliminua në raundin e 1/32-tave nga francezi, Arthur Cazaux.

Në një ndeshje që zgjati për më shumë se tre orë, 20-vjeçari i renditur i teti në renditjen botërore, u dorëzua në katër sete duke u mposhtur 3-1. Rune humbi dy setet e para (7-6, 6-4) dhe reagoi në të tretin (6-4) duke shkurtuar diferencën ndërsa u duk se danezi do ta kthente sfidën në krahun e tij. Por, në setin e katërt, Rune u mposht me shifrat 6-3 dhe duke humbur komplet takimin.

Eliminimi i Rune nga numri 122 në botë mund të konsiderohet edhe si surpriza e parë në këtë edicion të Australian Open teksa pjesa kryesore e pretendentëve ia kanë dalë të kualifikohen. Në raundin pasardhës, atë të 1/16-tave, francezi Cazaux do të përballet me holandezin Griekspoor./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here