Superushqimi i panjohur që parandalon plakjen

0
185

Që të jesh i shëndetshëm duhet të bësh stërvitje dhe t’i përmbahesh një diete të mirë. Për këtë të fundit na ndihmojnë superushqimet si noni.

Bëhet fjalë për një frut tropikal, mjaft i panjohur për evropianët, por tipik për Polinezinë. Ka formë të çrregullt dhe nga jashtë ka ngjyrë jeshile, edhe pse kur hapet është i bardhë. Zakonisht konsumohet i papërpunuar ose i gatuar dhe ka një shije disi të hidhur. Zakonisht merret në formë lëngu ose i përzier me sheqer.

Ky frut përmban veti të shumta ushqyese që e bëjnë atë një superushqim plot përfitime për ata që e konsumojnë rregullisht. Noni është i pasur me fibra, përmirëson tretjen dhe ndihmon në parandalimin e diabetit dhe kolesterolit.

Gjithashtu, noni ka një efekt antiinflamator dhe qetësues, pasi disa nga substancat nga të cilat përbëhet janë të afta të frenojnë enzimat COX-1, të cilat janë përgjegjëse për inflamacionin. Ndihmon sistemin imunitar pasi është i aftë të rrisë mbrojtjen e trupit dhe ndihmon prodhimin e hormoneve si serotonina dhe melatonina, përgjegjëse për rregullimin e humorit dhe gjumit përkatësisht.

Një tjetër veti e nonit është se parandalon plakjen e parakohshme të indeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here