Superliga rikthehet me duele interesante në xhiron e 28-të – përballje e fortë në Klinë

0
126

Kampionati elitar i futbollit kosovar, Superliga, vazhdon këtë të enjte me duelet e xhiros së 28-të, ku në fokus janë dy takime me peshë të madhe për ecurinë e sezonit.

Në Klinë, Dukagjini pret kampionët aktualë të Ballkanit në një përballje që pritet të sjellë emocione dhe rivalitet të madh.

Skuadra vendase kërkon pikë të vlefshme për t’i ikur edhe më shumë pozitave të fundit në tabelë, ndërsa Ballkani synon fitore për të mbajtur pozitën e dytë në renditje, pasi që për titull shpresat janë pothuajse të shuara.

Në Drenas, Feronikeli 74 do të përballet me Ferizajn.

Të dyja këto ndeshje nisin nga ora 15:00.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here