Superliga e Kosovës: Sot zhvillohet xhiroja e 35-të, betejë për Evropë dhe mbijetesë

0
57

Sot zhvillohet java e 35-të, ose e parafundit, në Superligën e Kosovës në futboll, ku përveç kampionit të njohur dhe një ekipi të rënë, gjithçka tjetër mbetet e hapur, shkruan 04 Online.

Dukagjini në Klinë pret Ferizajn në një duel jetik për mbijetesë dhe për garat evropiane. Në Malishevë, vendasit përballen me Suharekën që lufton për të mos rënë nga liga. Ballkani pret Llapin, me suharekasit të sigurt në vendin e dytë, ndërsa Llapi kërkon pikë për shpëtim.

Në derbin e Anamoravës, Gjilani e pret Dritën në një ndeshje me më shumë peshë simbolike, pasi “Intelektualët” e kanë siguruar titullin. Ndërkohë, Feronikeli 74 përballet me Prishtinën në Drenas.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen sot nga ora 16:00./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here